Franca bëhet vendi i 4-t që raporton 3 mijë viktima nga virusi
Paris, 31 mars - Institucionet franceze raportuan 481 raste të reja të vdekjes nga koronavirusi. Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Francë nga COVID-19 ka arritur në 3024.
Drejtori i Agjencisë Shëndetësore Jerome Salomo thotë:"3024 vdekje janë regjistruar në spitale që nga 1 marsi. Por është e rëndësishme që të ritheksojmë që 7924 veta janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali qysh nga 1 marsi. Edhe çdo i sëmurë jashtë spitaleve që pas 8 ditëve nuk ka simptoma për 48 orë, është shëruar. Fatmirësisht, ky grup është i madh."
Deri tani llogaritet vetëm numri i vdekjeve në spitale, por autoritetet thonë që shumë shpejt do të përpilohen të dhëna edhe për viktimat në shtëpitë e të moshuarve, çka ka mundësi që ta shtojë shumë numrin e vdekjeve të regjistruara.
Salomon thotë që numri i të infektuarve ka shkuar në 44550, me një rritje 11% në 24 orët.
Ai shtoi që 5107 të sëmurë ishin në gjendje të rëndë dhe të intubuar, 10% më shumë se të hënën.
Franca është bërë vendi i 4-t me mbi 3000 të vdekur, pas Kinës, Italisë dhe Spanjës.