Formohet Bordi Drejtues i SHSKUK-së
Prishtinë, 11 shkurt - Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani, sot në Ministrin e Shëndetësisë, u formua Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Bordi Drejtues i SHSKUK-së, u formua me vendim të Qeverisë, NR.10/168, në bazë të Ligjit të Shëndetësisë, neni 62.
Ministri Agani, uroj për punë të mbarë anëtarët e emëruar të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, duke ju ofruar mbështetje institucionale në kryerjen e përgjegjësive që ka ky Bord.
Po ashtu ai, i informoj për rëndësinë e veçantë të Bordit në zhvillimin e shëndetësisë në vend, duke i njoftuar për kompetencat dhe përgjegjësit që ka ky Bord.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së përbëhet nga institucionet e nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor në sektorin publik të shëndetësisë, të përcaktuara me aktin nën-ligjor të nxjerr nga Ministria, në pajtim me këtë ligj.
Ndër të tjera ushtron veprimtarin dhe përmbush obligimet dhe detyrat e tij në pajtim me normat, standardet, strategjitë dhe politikat e nxjerra nga Ministria.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka këtë përbërje: Dr. Sadik Llullaku, Prof. Asoc. Metush Disha, Prof. Dr. Isuf Dedushaj, z. Besim Ilazi, znj. Bleta Domi dhe Dr. Shemsi Veseli. Në këtë takim, që ishte edhe i pari i këtij Bordi u zgjodh edhe kryesuesi i saj Prof. Dr. Isuf Dedushaj.