06 Janar 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës realizoi vizita mjekësore për komunitetet

Prishtinë, 4 tetor - Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza (NJNRK) e Forcës së Sigurisë së Kosovës  së bashku me Kompaninë e Mjekësisë, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve Zyra e Elementit Mbështetës Civilo-Ushtarak si dhe përfaqësuesit e drejtorive për mirëqenie sociale të komunave Ferizaj dhe Lipjan kanë realizuar projektin humanitar në ndihmë të komuniteteve,  duke kryer kështu vizita  mjekësore  tek personat e  moshuar të komuniteti  serb.

Vizitat janë realizuar në Lipjan dhe në fshatrat Bablak dhe Pleshinë, nga  mjekët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me mjekët e qendrave të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe Lipjan dhe Zyra  e Elementit Mbështesë Civilo-Ushtarak (ZEMCU-së).

 Vlen të ceket se  ky projekti është pritur jashtëzakonisht mirë nga të moshuarit e komunitetit serb të cilëve iu është ofrua ndihma, gjë të cilën e dëshmon edhe znj. Gospogjinka Millovanoviq nga fshati Bablak, e cila u shpreh mjaft e kënaqur dhe falënderuese për  kujdesin  dhe ndihmën që i është dhënë.

Projekti  humanitar në ndihmë të komuniteteve që jetojnë në Kosovë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)