FMN propozon fondin 127 milion dollarë kundër Ebolës
Monrovia, 25 shtator - E përditshmja liberiane \"Daily Observer\" njoftoi të mërkurën se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka propozuar ofrimin e një fondi prej 127 milionë dollarësh për 3 vendet e goditura më rëndë nga Ebola, Liberinë, Guinenë dhe Sierra Leone-n.
Sipas njoftimeve, nëse propozimi miratohet nga bordi ekzekutiv, fondi do të plotësojë boshllëqet e mëdha financiare në 6-9 muajt e ardhshëm.