27 Dhjetor 2024

FMN jep 130 milionë dollarë ndihmë për vendet e prekura nga Ebola

Washington, 28 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të dërgojë 130 milionë dollarë ndihma emergjente në vendet e Afrikës Perëndimore që janë prekur nga virusi Ebola.

FMN, vendosi për të ndihmuar Liberinë me 49 milionë dollarë , Guinean me 41 milionë dollarë dhe Sierra Leonen me 40 milionë dollarë me një total 130 milionë dollarë.

Ndihma për të tre vendet, do të përdoret për të balancuar pagesat dhe deficitet buxhetore, gjithashtu FMN bëri thirrje që të dërgohen më shumë donacione në këto vende.

Duke deklaruar se vendet në fjalë kanë bërë kërkesë për ndihmë Shefja e FMN-së Christine Lagarde tha se virusi Ebola ka marrë tashmë shumë jetë në Guine, Liberi dhe në Sierra Leone. Kjo krizë njerëzore mund të çojnë në pasoja të thella ekonomike.

\"FMN po punon me shtetet e prekura nga virusi dhe partnerët në mënyrë që të merret nën kontroll sa më shpejt virusi dhe për rindërtimin e ekonomisë”, theksoi ajo.

Lagarde theksoi se janë të nevojshme edhe 170 milionë dollarë për tre vendet e prekura nga ky virus.

Sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në Afrikën Perëndimore janë zbuluar 6263 raste me virusin Ebola dhe nga këto 2917 kanë qenë me pasojë vdekje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë për të luftuar virusin Ebola ka deklaruar emergjence në shëndetin publik global dhe në luftën kundër virusit përdorimi i ilaçeve eksperimentale ka deklaruar se është etike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)