24 Dhjetor 2024

Fizioterapeutët e Kosovës reagojnë ndaj atyre të Shqipërisë

Prishtinë, 17 tetor - Ka dy muaj që të ashtuquajturit Shoqata Shqiptare e Fizioterapisë së Shqipërisë sorollatet në Prishtinë për”gjoja” se do të organizojë Kongres të Fizioterapisë në Prishtinë.

Kryesia e Shoqatës së Fizioterapeutëve të Kosovës, tërheqë vërejtjen se individë të tillë, kanë për qëllim mashtrimin për përfitime materiale e personale.

”Kryesia e Shoqatës së Fizioterapisë së Kosovës pas takimit të mbajtur me datën 14.10.2013 ka analizuar veprimet e të ashtuquajturës Shoqata Shqiptare e Fizioterapisë së Shqipërisë, ku mori vendim për të njoftuar opinionin e gjerë dhe Fizioterapeutët e Republikë së Kosovës se:

1. Së shpejti do të konstituohen organet përgjegjëse të Odës së Fizioterapisë së Kosovës, sipas ligjit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, i cili ligj rregullon dhe konfirmon avancimin dhe edukimin e vazhduar të Fizoterapeutëve në Kosovë në raport me të gjitha vendet në rajon dhe më gjerë.

2. Ka dy muaj që të ashtuquajturit Shoqata Shqiptare e Fizioterapisë së Shqipërisë sorollatet në Prishtinë për”gjoja” se do të organizojë Kongres të Fizioterapisë në Prishtinë.

Kryesia e Shoqatës tërheqë vërejtjen se individë të tillë, kanë për qëllim mashtrimin për përfitime materiale e personale.

Gjithashtu të njëjtit nuk kanë bërë asnjë bashkëpunim me Shoqatën e Fizioterapisë së Kosovës e cila është e licencuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nuk kanë përkrahjen e institucioneve të vendit e as që janë konsultuar me to.

Për botën normale akademike për të organizuar një Kongres të mirëfilltë shkencorë duhet së paku 2 vjet punë efektive, ndërkaq këta individ që kanë për qëllim përfitimet personale, tentojnë që brenda 2 muajve të realizojnë gjoja një Kongres të Fizioterapisë në territorin e Republikës së Kosovës dhe të vëjnë në lajthitje opinionin dhe profesionistët shëndetësorë.

Po ashtu sipas udhëzimit administrativ të Ministrisë së Shëndtësisë, nëse Shoqatat e ndryshme nga jashtë nuk kanë bashkëpunim me ato vendore, është e pamundur të organizohet Kongres.

Dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjerë, institucionet arsimore dhe shëndetësore, e në veçanti kolegët e fushës së Fizioterapisë që të mos bien pre e këtyre individëve të cilët përveç qëllimit të përfitimeve materiale, kanë për qëllim edhe përfitimin e bagazheve shkencore të aplikantëve, duke publikuar punimet e aplikantëve në revista shkencore si punime të këtyre organizatorëve mashtrues, gjë që ka ndodhur vitin e kaluar në të ashtuquajturin Kongres i I-rë i Fizioterapisë në Tiranë.

Po ashtu të njëjtit persona mashtrojnë duke lëshuar Certifikata false dhe duke ju lënë participantëve të mbushin sipas preferencës individuale numrin e kredive të fituara nga Kongresi.

Një lëshim i tillë ndodhë sepse Shoqata e Fizioterapisë së Shqipërisë nuk është anëtare e Shoqatës Evropiane e Fizioterapisë (ER-WCPT), e as e Shoqatës Botërore e Fizioterapisë (WCPT).

Është e pakuptueshme kryeneçësia e këtyre individëve të cilët tentojnë të përfitojnë materialisht në emër të organizimit të një Kongresi në territorin e Kosovës, ndërsa si shoqatë nuk janë të regjistruar apo ndoshta edhe nuk janë as në territorin e Shqipërisë”, thuhet në një njoftim për media e nënshkruar nga kryetari i shoqatës së Fizioterapisë së Kosovës, Ismet Shalaj.
                   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)