23 Dhjetor 2024

Fitim Ismajlit, pas operacionit në QKUK i rikthehet të ecurit

Prishtinë, 19 shtator - Në Klinikën e Ortopedisë me Traumatologji, sot është prezantuar rasti i pacientit Fitim Ismajli (1994), i cili gjatë punës në ndërtimtari ishte lënduar dhe paralizuar dhe   pas operacionit disa orësh dhe  trajtimit disa mujor, është arritur  që pacientit në fjalë t’i  kthehet  të ecurit dhe gjendja e tij shëndetësore po shkon drejt normalizimit.

Dr. Armend Agolli, neurokirurg spinal, tha se ky sukses është arritur falë punës ekipore dhe koordinimit edhe me mjekët e tjerë.

Sipas tij, pacienti në fjalë  derisa po punonte në punë të ndërtimtarisë ishte zënë nga muri dhe  kishte pësuar fraktura të shkallës së tretë që njihen si lëndimet më të rënda, ku si pasojë nuk mund të ecte

“ Pacienti ka ardhur para 1 muaji e gjysmë si rast emergjent në Qendrën Emergjente, ekipi operator që ishte në gatishmëri  kishte përfunduar me sukses tërë operacionin”, theksoi ai. 

Dr. Agolli tha se në raste kur lëndimet janë të shkallës së tretë  gjasat që pacientit t’i kthehet të ecurit janë të rralla.

“Ne si mjekë kemi pasur pak shpresa se do të mund të ecte pacienti, por pas 1 muaji e gjysmë pacienti më ka marrë në telefon dhe ka njoftuar se ka filluar të lëvizë me këmbë, për mua ka qenë kënaqësi dhe befasi, sikur fëmija kur fillon të ecë për herë të parë”, u shpreh  i emocionuar Dr. Agollli.

Ai sqaroi se një  operacion i tillë jashtë vendi do të kushtonte mbi 10 mijë euro.Sipas tij, në Kosovë ka nevojë  të formohet një shërbim nacional për  ndërhyrje spinale, investim ky që do të kushtonte jo më shumë se 1 milion euro.

Dr. Ismail Blakaj, fiziatër- reumatolog, shpjegoi se pacienti aktualisht po u nënshtrohet terapive fizikale dhe rehabilituese në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim dhe  ka pasur një rikthim të funksioneve. 

“E rëndësishme është se pacienti nuk do të jetë i lidhur për karrige për të kryer funksionet e tij, rehabilitimi do të marrë shumë kohë dhe duhet punuar ende me të” shpjegoi ai.

Pacienti Fitim Ismajli, u shpreh i lumtur që pas shumë kohe kishte filluar të ecte më këmbët e tija.

“Pasi kam ardhur në emergjencë më thanë se Dr. Armend Agolli mund të kryej këtë operacion, më thanë se është në pushim, e kemi thirrur është kthyer dhe ka kryer operacionin”.

Ruzhdi Ismajli, babai  i pacientit u shpreh se në momentit e lëndimit të djalit të tij, kishte telefonuar disa Klinika në Shkup dhe i ishte thënë se së paku duhet t’i kishte 35 mijë euro që të operohej dhe rehabilitohej atje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)