Fillon rregullimi i oborreve të Qendrave Mjekësore Familjare
Prishtinë, 25 mars - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Drejtorinë e Parqeve kanë filluar rregullimin e oborreve, duke mbjellë kështu fidanë brenda hapësirave të jashtme të Qendrave Mjekësore Familjare në komunën e Prishtinës. Prandaj, sot filloj rregullimi dhe mbjellja e fidanëve në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit, Prishtinë.
Drejtoria e Shëndetësisë, përveç angazhimit për sigurimin e shërbimeve sa më cilësore, po angazhohet edhe për rregullimin e hapësirave të jashtme brenda QMF-ve.