Fillon punën Spitali i Ri Kirugjik – Pediatrik “Sheikha Fatima” në QKUK
Prishtinë, 31 mars - Ofrimi i shërbimeve shëndetësore të integruara dhe gjithpërfshirëse për fëmijët në objektin e ri të Spitalit Kirurgjik Pediatrik “Sheikha Fatima” në QKUK ka filluar para 3 ditësh, duke përfshirë funskionalizimin e shërbimeve si më poshtë:
1. Ambulancat specialistike kirurgjike
2. Ambulancat emergjente kirurgjike
3. Sallat operative
4. Ambulancat e observimit dhe qëndrimit ditor
5. Ambulancat specialistike pediatrike
6. Emergjenca pediatrike
7. Shërbimi i sterilizimit
8. Reparti Kirurgjik Pediatrik
9. Reparti i Hemato-Onkologjisë Pediatrike
10. Reparti i Mjekimit Intensiv Pediatrik
11. Kujdesi Intensiv i Klinikës së Neonatologjisë – është transferuar një ditë më pas.
Brenda 3 ditëve të para të funksionimit janë ofruar këto shërbime:
- Janë realizaur 11 operacione
- Në ambulancat specialistike & emergjente kirurgjike janë realizuar 105 vizita mjekësore
- Në ambulancat e Emergjencës Pediatrike - 270 vizita mjekësore
- Në ambulancat specialistike pediatrike - 216 vizita mjekësore
Aktualisht janë të spitalizuar gjithsejt 42 fëmijë në repartet përkatëse:
1. Hemato-Onkologji Pediatrike - 9 fëmijë
2. Mjekimi Intensiv Pediatrik - 7 fëmijë
3. Reparti Kirurgjik Pediatrik, - 8 fëmijë
4. Kujdesi Intensiv i Klinikës së Neonatologjisë - 18 foshnje
Funksionalizimi i shërbimit të radiologjisë është në proces, ndërsa shërbimi i traumës dhe ortopedisë pediatrike do të funksionalizohet ndërkohë.
ShSKUK shfrytëzon rastin të shprehë falenderimet më të thella për donatorin – Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e këtij spitali modern me kushte dhe pajisje mjekësore e teknologjike më të avansuara.​