Fillon punën Drejtori i ri në QKUK
Prishtinë, 3 tetor - Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit Ekzekutiv, ku dr Lulzim Emini, Ud. Drejtor Ekzekutiv, ka dorëzuar detyrën tek Drejtori Ekzekutiv Dr Njazi Gashi.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit, prezentë ishte dhe Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr Ilir Tolaj, i cili falënderoi Dr Eminin për punën e deritanishme dhe angazhimet që ka treguar deri tani për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Sipas tij, nga dita e sotme me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do të menaxhoi Dr Njazi Gashi, i cili do ta vazhdoi ta ketë përkrahjen e vazhdueshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Dr Lulzim Emini, Ud. Drejtor Ekzekutiv në QKUK, tha se për më shumë se dhjetë muaj është munduar të punoi për ndryshime kualitative. Jam munduar që gjatë kësaj periudhe të punoi ndryshe dhe të bëjmë ndryshime pozitive dhe të shpërblejë besimin e dhënë, tha dr Emini.
Në anën tjetër, dr Njazi Gashi, Drejtor Ekzekutiv në QKUK, fillimisht falënderoi panelin intervistues që i dha besimin për të udhëhequr me QKUK. Do të angazhohem që të mos i zhgënjej për besimin që më dhanë, objektiv i imi do të jetë ofrimi i shërbimeve kualitative mjekësore dhe ngritja e vazhdueshme e cilësisë së shërbimeve shëndetësore theksoi dr Emini.
Ai falënderoi dr Eminin për punët e deritanishme dhe premtoi se do të angazhohet të vazhdoi angazhimet në avancimin e shërbimeve shëndetësore.