Fillon projekti "Mos u vono!"
Prizren, 9 maj - Ambasada e Francës dhe e Gjermanisë në Kosovë, së bashku me ish-deputeten e parlamentit Duda Balje sot organizojnë projektin "Mos u vono!" në Prizren dhe Dragash. Ky projekt financohet me mjete nga Fondi kulturor franko-gjerman.
Projekti mbledh rreth vetes një ekip multietnik të studentëve nga mbarë Kosova, të cilët në këtë rajon do të zhvillojnë një studim rreth rreziqeve dhe trajtimit të kancerit të gjirit.
Në kuadër të projektit pasditen e 9- dhe 10-majit do të ofrohen kontrolla mjeksore preventive falas nga shërbimet mjeksore të Prizrenit.
Rezulatet do të paraqiten më 11 maj nga ora 16.00 në sallën e Kuvendit Komunal në Prizren në praninë e ambasadores së Francës, zonjës Maryse Daviet dhe ambasadorit të Gjermanisë, zotit Dr. Peter Blomeyer.