Fillon ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve
Prishtinë, 15 maj - Komuna e Prishtinës ka nisur sot, më 15 maj, punimet e para për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve.
Pas disa muajve të bllokimit të punës në atë pjesë të qytetit, sot ka filluar rrënimi o objekteve të përkohshme që ishin të vendosur në pronën komunale, në mënyrë që të lirohet hapësira për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë lagje.
Kompania që do ta bëjë ndërtimin, sipas kontratës, pritet që ti përfundojë punimet brenda 210 ditëve.