Fillon muaji i vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit
Prishtinë, 20 tetor - Me rastin e Muajit Tetor - si muaj i vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit, sot në Ministrinë e Shëndetësisë do të mbahet një konferencë për media.
Më ketë rast, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, kryesuesja e Bordit Nacional për Kontroll të Kancerit (BNKK) Suzana Manxhuka-Kërliu dhe anëtarë të tjerë të këtij Bordi dhe të institucioneve shëndetësore, do të flasin për të arriturat e Kosovës në vetëdijesimin ndaj kancerit te gjirit, punën e BNKK dhe do të prezantohen të dhëna nga Klinika e Onkologjisë (QKUK) lidhur më këtë çështje.
Konferenca do të mbahet sot duke filluar nga ora 10:30, në sallën nr. 128 në Ministrinë e Shëndetësisë.