09 Janar 2025

Fillon java e java e shëndetësisë Kosovë - Turqi

Prishtinë, 20 shkurt - Bazuar në marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Turqisë, sot do të filloj java e shëndetësisë së Turqisë në Republikën e Kosovës, e cila do të zgjasë deri më 26 shkurt.

Gjatë kësaj periudhe,  ekspertët me eminentë  të shëndetësisë nga Turqia, bashkë me ekipet nga QKUK, do të ndihmojnë në fushën e kardiologjisë, kardiokirurgjisë së të rriturve dhe fëmijëve, anestezionit dhe mjekimit intensiv, kirurgjisë së fëmijëve, obstetrikës me gjinekologji, kirurgjisë plastike dhe rekonstruktime, urologjisë, kirurgjisë abdominale, oftalmologjisë dhe infermierisë.

Hapja solemne  do të bëhet 20 shkurt( e hënë) ora 9:00 në Amfiteatrin e Klinikës së Kirurgjisë në QKUK,  me  pjesëmarrje  të Ambasadores së  Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç,  Ministrit të Shëndetësisë, dr. Imet Rrahmani,  dr. Kadir Hyseini, Zëvendësministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës dhe dr. Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së.

Ekspertët nga Turqia, të cilët po ashtu, pritet të sjellin edhe disa pajisje dhe material shpenzues , me qëllim të mbështetjes së shëndetësisë kosovare, ata  do të zhvillojnë edhe ligjërata, seminare dhe diskutime të niveleve profesionale shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)