Fillon Java e Imunizimit
Prishtinë, 24 prill - Sot në Ministrinë e Shëndetësisë do te mbahet takimi për të shënuar fillimin e Javës së Imunizimit.
Imunizimi është një nga intervenimet më efektive të shëndetit publik dhe ka potencial për të reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve.
Java e Imunizimit në Kosovë organizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, me përkrahjen e UNICEF-it.