08 Janar 2025

Fillon java botërore e ushqyerjes në gji

Prishtinë, 1 gusht - Java botërore e ushqyerjes në gji shënohet çdo vit prej 1 deri me 7 Gusht, për të inkurajuar ushqyerjen në gji dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave anekënd botës.
 
Kjo datë përkujton Deklaratën e Innocenti-t, të nënshkruar në Gusht të vitit 1990 nga politik-bërësit qeveritar, OBSh, UNICEF dhe organizatat tjera për mbrojtjen, promovimin dhe përkrahjen e ushqyerjes në gji.

Ushqyerja në gji është mënyra më e mirë për t’iu siguruar foshnjave përbërësit që iu duhen. OBSh rekomandon ushqyerjen në gji duke filluar në orën e parë pas lindjes e deri sa foshnja të mbush 6 muaj moshë.

Pas kësaj moshe duhet të shtohen ushqimet e pasura plotësuese deri sa vazhdohet ushqyerja në gji deri në moshën 2 vjeç e më tepër.

Këtë vit OBSh inkurajon njerëzit që të “Përkrahin nënat për të ushqyer në gji kurdo dhe kudo,” duke qenë se gjithë shoqëria ka një rol për të luajtur në bërjen e komuniteteve tona më miqësore ndaj ushqyerjes në gji.

Në frymën e kësaj thirrje OBSh ka publikuar disa posterë promovues që mund të gjinden dhe shkarkohen në ueb-adresën: http://www.who.int/mediacentre/events/2016/world-breastfeeding-week/en/

Tema globale e Javës këtë vit është “Ushqyerja në gji: Çelës i zhvillimit të qëndrueshëm”, që kërkon të informojë njerëzit në lidhje me Synimet e reja të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe se si lidhen ato me ushqyerjen në gji. Ueb-faqja zyrtare mund të gjindet këtu: http://worldbreastfeedingweek.org/
Përndryshe, Java botërore e ushqyerjes në gji, ka disa vite që në Kosovë shënohet në javën e parë të muajit tetor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)