24 Dhjetor 2024

Fillon iniciativa e hartimit te ligjit anti COVID-19

Prishtinë, 19 qershor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i Grupit Ndërinstitucional për Menaxhim të Incidenteve, i udhëhequr nga Ministri i Punëve të Brendshme, njëherit edhe koordinator i grupit, Agim Veliu.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale të pandemisë dhe zbatimin e masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19, sipas Manualit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Me këtë rast ministri Veliu theksoi se situata me pandeminë ditëve të fundit është e rënduar. Për këtë qëllim Ministria e Shëndetësisë ka hartuar dhe shpërndarë Manualin, i cili do të ndihmojë se si të vijojë qeverisja dhe biznesi në kushte pandemie, në të dy sektorët, publik dhe privat.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar udhëzues të bazuar në Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë për secilin institucion të vetin dhe është e gatshme t’iu ofrojë mostrën dhe t’i mbështesë me ndihmën e eksperteve të gjithë Qeverinë e Kosovës si tërësi”, theksoi ministri Veliu.

Ministri Veliu thekoi se udhëzuesi do të ndihmojë për vijimësinë e qeverisjes në kushte pandemie në institucionet përkatëse, por edhe institucioneve tjera që nuk janë të përfaqësuara në Grupin Ndër-Institucional, duke u kujdesur njëkohësisht që të mos ketë shkelje  ligjore, siç kishte ndodhur gjatë mandatit të Qeverisë së kaluar.

Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj vuri në dukje përkushtimin e tij dhe personelit shëndetësor për menaxhimin e situatës me COVID-19, pas lehtësimit gradual të masave, duke marrë për bazë sfidat e kohëve të fundit për shkak të rritjes së numrit të madh të qytetarëve që janë infektuar.

Ai kërkoi nga të gjitha institucionet publike dhe private që të zbatojnë manualin që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, i cili është obligativ për të gjithë qytetarët pa dallim.

Në këtë takim u vendos që për të menaxhuar më mirë dhe më efektshëm këtë pandemi të inicohet hartimi i koncept dokumentit të ligjit për COVID-19.

Njëkohësisht, të gjithë anëtarët e grupit apeluan qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë kujdes dhe disiplinë maksimale, me qëllim që të bëhen të gjitha përpjekjet për të mos qenë të detyruar t’i rikthejmë masat kufizuese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)