Fillon dezinsektimi hapësinor në Prishtinë
Prishtinë, 10 qershor - Pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe kompanisë që do të kryej dezinsektimin hapësinor në Prishtinë, sot do të fillojë faza e parë e këtij procesi.
Kjo ditë është zgjedhur pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, pasi që reshjet gjatë procesit të dezinfektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.
Ky proces fillon pas analizimit të terrenit, mënyrës dhe preparateve më të sigurta, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Këtë vit do të dezinsektohen rreth 1000 hektarë më shumë se viteve paraprake, do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
10 qershor Aktash, Lagja e Muhaxherëve, Parku i Qyteti , Vellushë (Blloqet) , Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;
11 qershor Lagja Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Bërnica (Rreth Përroit), Vreshtat dhe Kolovica;
12 qershor Lagja Lakrishte, Dardania, Ulpiana, Vetërniku, Zona Industriale dhe Lagja NIC;
13 qershor Lagja Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit dhe Kalabria;
14 qershor Lagja Taslixhe, Velania, Mati, Sofalia, Taukbahqja dhe Gërmia.
Gjatë orëve kur kryhet ky proces nëpër lagjet e caktuara, qytetarët duhet ti mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, e në të njëjtën kohë ftojmë bletarët që të kenë kujdes për bletët e tyre.
Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinfektim sa më efektiv.