Fillon aplikimi për licenca për rreze jonizuese dhe jo jonizuese
Prishtinë, 02 shkurt - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i njofton të gjitha institucionet private shëndetësore në vend, të cilat aplikojnë rreze jonizuese dhe jo jonizueze për qëllime diagnostike dhe terapeutike në shëndetësi, se ka filluar aplikimi për licencimin e këtyre institucioneve.
Për informata më të detajuara rreth procedurave dhe kushteve të licencimit, institucionet private që kërkojnë të licencohen, duhet të lajmërohen në Divizionin e Sektorit Privat në Ministrinë e Shëndetësisë.