Fillojnë punimet për renovimin e Kujdesit Intensiv në QKUK
Prishtinë, 27 dhjetor - Sot në ish-hapësirat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në QKUK fillojnë punimet për projektin e renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të nënshkruar kohë më parë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Me këtë rast do të prezantojë Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç, Koordinatori i TIKA-s për Kosovë etj.
Ndryshe, Projekti do të realizohet në ish-hapësirat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në QKUK që tash janë të zbrazëta, aty do të ketë 27 shtretër dhe pajisje të reja, të gjitha të financuara nga TIKA, do të kushtojë rreth 2 milionë euro dhe pritet të përmbyllet në një periudhë kohore prej dy vjetësh.