Filloi vaksinimi kundër COVID-19 i personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së
Në Qendrën e improvizuar të vaksinimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, për të përcjellur nga afër realizimin e vaksinimit, sot ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga ana e drejtorit të Departamentit të Mjekësisë, kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj dhe shefja e kabinetit të tij, Agime Gashaj.
Dr. Tahiraj me stafin përgjegjës të qendrës përkatëse e informuan ministrin Mehaj me sistemin dhe wc procedurat e realizimit të vaksinimit në këtë qendër.
Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për nivelin e lartë të organizimit të fushatës si dhe shprehu kënaqësinë për fillimin e vaksinimit me prioritet të personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së duke pasur parasysh specifikat e angazhimit të tyre në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive profesionale brenda FSK-së si dhe përballjen direkte me sfidat e pandemisë gjatë aktiviteteve dhe operacioneve në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në çdo kohë dhe situatë.
Process i vaksinimit të personelit mjekësor të FSK-së do të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme krahas vaksinimit të personelit mjekësor të sistemit shëndetësor të vendit.