26 Dhjetor 2024

Filloi testimi i kandidatëve në sektorin e shëndetësisë

Prishtinë, 13 gusht - Sot, në Komunën e Prishtinës, në sallën e Kuvendit Komunal, ka filluar faza e parë e testimit për 45 kandidatë që kanë aplikuar në konkursin për “Doktorë të Mjekësisë” si dhe për 81 kandidatë për pozitën “Teknikë të dhëmbëve”.

Pos komisionit vlerësues, testimi është duke u zhvilluar në praninë e Komitetit për Shëndetësi të Komunës së Prishtinës, i cili përbëhet nga anëtarë të subjekteve të ndryshme politike,  si dhe në praninë e përfaqësuesve të Sindikatës së Punëtorëve, ndërsa testet janë të koduara me shifra.

Nesër, testit me shkrim do t’i nënshtrohen 178 kandidatë, të ndarë në katër grupe, të cilët kanë aplikuar për pozitën “Infermiere të përgjithshme”.

Kandidatët të cilët e kalojnë 50% të intervistës me shkrim, do të ftohen në fazën tjetër të testit.

Rezultatet e testit me shkrim do të shpallen me datë 18 gusht, 2014.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)