24 Dhjetor 2024

Filloi punimet Konferenca e Pestë e Mjekësisë Emergjente

Prishtinë, 24 maj - Sot, në Prishtinë filloi punimet Konferenca e Pestë e Mjekësisë Emergjente, me pjesëmarrje të profesionistëve shëndetësorë nga Kosova,  Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit.

Në konferencë u diskutua për rëndësinë dhe rolin që kanë shërbimet emergjente në shëndetësi. Fillimisht u transmetua një dokumentar në të cilin u paraqit historiku i shërbimeve emergjente në Kosovë  dhe formimit të Klinikës Emergjente në QKUK.

Dr. Agron Çitaku- Kryetar i Shoqatës së Mjekëve Emergjente, tha se përmes konferencës dëshirojnë që të sensibilizojnë  opinionin mjekësore dhe jo mjekësor për rëndësinë e shërbimeve emergjente në shëndetësi.

Ai foli për historikun e  formimit  të mjekësisë emergjente në Kosovë , duke shtuar se në është gjenerata e katër e specializantëve nga fusha emergjente.

Dr. Basri Lenjani, UD. Drejtor i Qendrës Emergjente tha se Klinika Emergjente po jep dhe do të japë rezultate të lëvdueshme  në  funksion  të cilësisë së shërbimeve shëndetësore. 

Ai foli për rëndësinë  e ndryshimit  të konceptit dhe qasjes ndaj shërbimeve emergjente në Qendrën Emergjente QKUK. Dr. Lejnjani kërkoi rritje  të kapaciteteve dhe  krahas tyre ngritjen cilësisë.

“Ne ndihmojmë që obligimet tona të kryhen korrekt ndërsa  qytetarët dhe institucionet duhet ta mbështesin”

Dr. Ferid  Agani, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës  tha se ka kënaqësinë dhe privilegjin  të ju drejtohet pjesëmarrësve  në këtë konferencë që shprehë vitalitet profesional të profesionistëve shëndetësor.

 “Me kënaqësi e them dhe uroj hyrjen në fuqi të  Ligjit për Shëndetësi dhe  Ligjit për Kontrollin e  Duhanit.  Këto paraqesin arritje  të madhe të vendit dhe hapin rrugë për zhvillimin e shërbimeve kombëtare shëndetësore terciare dhe sekondare “.

Sipas tij, përmes tyre parandalohet  sëmundjet që prekin  popullatën tonë dhe mbrojnë shëndetin publik.

“Ligji Shëndetësisë  mundëson ngritje të kapaciteteve teknike dhe profesionale në QKUK.  Shërbim i emergjent është planifikuar  të jetë një nga shërbimet nacionale të linjës duke siguruar marrëdhënie kontraktuale me subjekte të ndryshme që të fuqizojë edhe kapacitet financiare”. 

Duke folur për  ndërtimin e objektit të ri të Klinikës Emergjente, ai tha se   janë   siguruar 25 milionë euro për  të dhe duhen edhe 9 milionë euro   që ta kemi Klinikën e re Emergjente...

Mehmet Maxhuni- Prodekan për Arsim në Fakultetin e Mjekësisë,    foli për rëndësinë Ligjit  të ri  për Shëndetësi  ndërsa shtoi se duhet punuar së bashku për përmirësim të gjendjes , përmes organizimit të konferencave të tilla profesionale

Prof. Ragip Shabani, i cili foli në emër të menaxhmentit të QKUK-së, tha se kuadër të prioriteteve të saj, QKUK në bashkëpunim me MSH, kanë rinovuar sallat operative në Emergjencë dhe tërë objektin e emergjencës, të cilat tani ngjajnë në një hapësirë moderne. Sipas tij, përmes konferenca të tilla do të shtohet profesionalizmi.

Dr. Skender Syla – Drejtor i Zyrës së  OBSH për Kosovë tha se si kudo në botë ,edhe në Kosovë  profesionistët shëndetësorë  shpëtojmë jetë dhe kjo paraqet rëndësi.  “ Vija midis jetë s e vdekjes  është e hollë prandaj intervenimet profesionale kanë rëndësi të madhe.

Prof. Petrit Bare- Dekan i Fakultetit të Mjekësisë  në UT,  theksoi se sot shërbimet  emergjente në Kosovë Shqipëri  dhe Maqedoni kanë  rëndësi të madhe dhe pasqyra e çdo shteti është emergjenca.

“ Më pëlqen që puna qe bënë Qendra Emergjente, uroj që profesionistët  të kualifikohen edhe më tepër, emergjenca paraqet bërthamën e mjekësisë, duhet forcohet bashkëpunimi Kosovë Shqipëri Maqedoni dhe vendet  tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)