23 Dhjetor 2024

Filloi ndërtimi dhe rregullimi i parkingjeve në QKUK

Prishtinë, 11 gusht - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot ka filluar ndërtimi dhe rregullimi i parkingjeve përmes së cilave përfundimisht do të eliminohen  tollovitë në rrugët e QKUK-së dhe në hyrje të Klinikave. Fillimin e punimeve për së afërmi e monitoruan, Dr Ilir Tolaj, Sekretar Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Dr Lulzim Emini, UD. Drejtor Ekzekutiv në QKUK.

Dr Ilir Tolaj, Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi se ky projekt ka qenë njëri nga prioritetet e Ministrisë për këtë vit. “Përmes këtij projekti do të bëhet eliminimi i pranisë së automjeteve para  hyrjeve të Klinikave,  qarkullimi zyrtar dhe i autoambulancave  emergjente do të jetë më i lehtë”, theksoi ai. 

Sekretari mes tjerash theksoi se me realizimin e këtij projekti, çdo kush që viziton QKUK-në me automjetin e tij, do  ta ketë të sigurt atë. Ai potencoi mes tjerash se mbetet ende të punohet në QKUK, por  me  përkrahje më të madhe  të politikës dhe njerëzve vendimmarrës shumë projekte mund të realizohen. 

Në anën tjetër, Dr Lulzim Emin, UD. Drejtor Ekzekutiv në QKUK,  tha se ndërtimi i parkingjeve të reja pritet të përfundojë  brenda 3 muajve dhe pas funksionalizmit të tyre, pritet që në tërësi të eliminohen  tollovitë në hapësirat e QKUK-së. “Me ndërtimin e parkingjeve të reja, pritet të hapet edhe hyrja e tretë, po ashtu do të ndërtohet edhe shiriti për automjete emergjente, do të rregullohet ndriçimi i jashtëm, do të ketë vëzhgim 24- orë nga kamerat, përderisa parkingjet e reja do jenë prapa Klinikave”, theksoi ai. 

Sipas tij,  parashihet që në parkingje të ketë hapësirë për 1.400 vetura, përderisa do të investohen 300.000 euro, ndërsa parkingjet do jepen me koncesion për 3 vite.  Ai shpjegoi se QKUK në vazhdimësi është ballafaquar me mbingarkesë të rrugëve dhe parkim të makinave para hyrjeve të Klinikave, por   për të lehtësuar komunikacionin, janë vendosur shenjat e komunikacionit dhe janë vënë kontakte me Policinë e Kosovës dhe me Kompaninë e Sigurimit Fizik.

Z. Blendar Cana, arkitekt  i projektit,  shpjegoi në detaje projektin se si parashihet të bëhet ndërtimi  i parkingjeve dhe mënyrën e realizimit të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)