23 Dhjetor 2024

Filloi gjykimi për rastin “Medicus”

Prishtinë, 4 tetor - Sot, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, filloi gjykimi për rastin e ashtuquajtur “Medicus”.

Trupi gjykues përbëhet nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës kosovar.

Prokurori i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) e lexoi aktakuzën me të cilën ai i ngarkon shtatë të pandehurit me nga një apo më shumë akuza për trafikim të personave, krim të organizuar, ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarive mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Të gjithë të pandehurit u deklaruan se ndjehen të pafajshëm.

Gjykimi do të vazhdojë nesër në orën 10:00, kur do të dëgjohet një dëshmitar i mbrojtur. Seanca e nesërme nuk është e hapur për publikun.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)