27 Dhjetor 2024

Filloi aksioni tradicional i dhurimit vullnetar të gjakut në FSK

Prishtinë, 27 janar - Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes sot filloi aksioni tradicional për dhurimin vullnetar të gjakut.

Ky aksion realizohet sipas planit vjetor të Departamentit për Çështje Mjekësore të MM-së në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së.

Aksioni i filluar sot në MM do të vazhdojë në Shtabin e Përgjithshëm dhe në të gjitha njësitë e FSK- së, deri më datën 07 shkurt 2020. Përkundër angazhimeve tjera, interesimi i stafit civil dhe ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes  për dhurimin vullnetar të gjakut, që në ditën e parë ishte i madh.

Kjo dëshmon se FSK-ja, vazhdon traditën e  organizimit të dhurimit vullnetar të gjakut. Pjesëtarët e FSK-së përveç dhurimit në formë të organizuar së paku dy herë në vit, gatishmërinë për dhurimin vullnetar të gjakut e shfaqin gjatë tërë vitit në rast të kërkesave të qytetarëve.

Nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut vlerësohet se FSK-ja  është dhuruesi më i madh i gjakut për qendrën e tyre. Sikur edhe viteve tjera, ku brenda vitit pjesëtarët e FSK-së kanë dhuruar mbi 1 mijë doza gjak, pritet që ky aksion të përmbyllet suksesshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)