14 Maj 2024

Ferronikeli i bashkohet aksionit për dhurimin e gjakut

Drenas, 9 tetor - Aksionit të përvitshëm sipas planprogramit të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, përveç shumë institucioneve të tjera shoqërore dhe private i është bashkangjitur edhe NewCo Ferronikeli.

Dr.Safete Maliqi-Qormemeti, shefe e dhurimit të gjakut në Qendrën Kombëtare të Transfuzuionit të Gjakut, në këtë aksion që u organizua në objektin e NewCo Ferronikelit u shpreh e kënaqur me numrin e dhuruesve të gjakut.

Ajo me këtë rast tha se “Përveç se pati një numër të madh vullnetarësh ne poashtu patëm një pritje shumë të mirë. Punëtorët pa dallim profesioni, të gjithë ishin shumë të gatshëm për të dhuruar gjak. Numri i dhuruesve ka arritur shifrën prej 70 dhuruesve të dy gjinive dhe të moshave të ndryshme. Për më tepër, kishte dhurues të cilët ishin të rregullt dhe të shumëfishtë si dhe dhurues të rinj që u paraqiten për herë të parë dhe premtuan se të ardhmen do të vazhdojnë me qenë dhurues të rregullt.”

Maliqi-Qormemeti gjithashtu shtoi se “Dhurimi i gjakut është shumë domethënës për neve kur kemi parasysh nevojën që ka QKTGJ dhe QKUK. Por, është inkurajues fakti se numri i dhuruesve vullnetar të gjakut është në rritje në krahasim me dhuruesit familjar. Ky raport është 83% dhurues vullnetar dhe 27% dhurues familjar.”

Dr. Lulzim Hoti,  shef i klinikës në NewCo Ferronikel, tregon për gjendjen e mirë shëndetësore të punëtorëve të NewCo Ferronikelit, gjë që dëshmohet edhe me vetë faktin që ata janë dhurues të rregullt të gjakut.

Punëtorët e NewCo Ferronikelit i bashkangjiten çdo vit aksionit për dhurimin e gjakut dhe shprehen të gatshëm që këtë ta bëjnë edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)