26 Dhjetor 2024

Fëmijët poshtë moshës një vjeç duhen mbajtur sa më larg diellit

New York, 4 korrik - Gjatë stinës së nxehtë të verës, padyshim që pas ditëve të tëra nën rrezet e nxehta të diellit dhe buzë detit, mund të shfaqen edhe probleme në lëkurën tuaj.

Revista shkencore LiveScience shtron për lexuesit disa pyetje mbi lëkurën e djegur nga nxehtësia e verës dhe përgjigjet për misteret dhe problemet e papritura që mund të shkaktohen nga dielli i nxehtë, si; lëkura e nxirë e trupit, problemet me fytyrën e djegur etj. LiveScience jep disa këshilla për parandalimin e kancerit të lëkurës, duke përdorur vajra që përmbajnë faktorë mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB.

Përsëriteni aplikimin e kremit pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë ose pas notit. Përdorni kapele që t’i bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës.

Mbroni sytë që të ndaloni kataraktet e mundshme në jetë, duke përdorur syze 99-100 për qind me mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB. Gjithashtu, revista këshillon nënat, që të kenë kujdes për fëmijët poshtë moshës një vjeç, duke i mbajtur sa më larg diellit, sepse lëkura e tyre është shumë e ndjeshme.

Rreziku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratohen, ose raste të goditjeve nga dielli është shumë e lartë. Mbajini fëmijët në hije dhe të veshur lehtë me rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët e tyre.

Një kapele me vrima është shumë e domosdoshme. Vajrat për të vegjlit, nën gjashtë muaj nuk rekomandohen. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese nga ora 11-16. Mundohuni të qëndroni brenda në hije gjatë këtyre orëve.

A shkaktohen djegiet e lëkurës nga dielli?

Kur ju qëndroni në ndenjësen tuaj të plazhit për të marrë ngjyrën aq të dëshiruar të çokollatës, rrezet ultraviolet të diellit depërtojnë në lëkurën tuaj dhe vrasin qelizat e gjalla, të cilat krijojnë shtresa të reja të lëkurës, pra e rigjenerojnë atë.

Rrezet ultraviolet A, pra UVA, mund të depërtojnë shumë thellë në lëkurë, por të dyja bashkë rrezet UVA dhe UVB mund të shkaktojnë djegie të lëkurës.

Pse lëkura e djegur shfaqet si ngjyrë e kuqe?

Për të riparuar dëmtimin, pra qelizat e djegura nga rrezet e dëmshme të diellit, dhe për të larguar qelizat e vdekura, enët e gjakut zgjerohen dhe tensioni i qarkullimit të gjakut rritet në pjesët e trupit ku është shkaktuar djegia në lëkurë. Sasia e lartë e gjakut e përqendruar në këto pjesë të trupit bën që lëkura të marrë pamje të kuqërremtë, pra të skuqur. Po kështu, lëkura e kësaj pjese është e ngrohtë dhe e ruan për një farë kohe nxehtësinë.

Pse lëkura e djegur shkakton të djegura?

Qelizat e djegura dërgojnë mesazhin në trurin tuaj, duke aktivizuar zonat nervore, muskujt dhe receptorët e aktivizuar të lëkurës. Këto bëjnë që lëkura të jetë e ndjeshme dhe nga prekjet e lehta, çka krijojnë ndjesinë e kruarjes. Por, duhet treguar kujdes se fërkimi i tepruar mund të krijojë irritimin e lëkurës në pjesën e djegur dhe mund të krijojë probleme, të cilat mund të largohen vetëm me ndërhyrjen e mjekut dhe përdorimin e kremrave dhe medikamenteve të caktuara.

Kush e shkakton nxirjen e lëkurës?

Në përgjigje të rrezeve ultraviolet që godasin lëkurën tuaj, shtresat e brendshme të saj, trupi juaj prodhon më tepër pigment melaninë, i cili e bën ngjyrën e lëkurës tuaj më të errët. Pigmenti përthith rrezatimin dhe mbron qelizat nga dëmtimi.

Pse lëkura e skuqur nuk nxihet?

Melanina ndihmon trupin që të filtrojë jashtë lëkurës rrezatimin ultraviolet të dëmshëm për qelizat e lëkurës. Pheomelanina, një tip i melaninës e cila krijon skuqjen e lëkurës, e bën atë të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Personat biondë dhe ata me ngjyrë të çelët të lëkurës, kuqot, rrezikojnë më tepër një djegie të lëkurës nga dielli. Po kështu, këtij tipi lëkure duhet t’i kushtohet më tepër kujdes, pasi mund të shkaktohen djegie apo edhe kancer i lëkurës.

Funksionon kremi i diellit?

Kremrat më efektive kundër djegieve të shkaktuara nga dielli e mbrojnë lëkurën tuaj nga të dy llojet e rrezeve të dëmshme ultraviolet A dhe ultraviolet B. Ato bashkëveprojnë nëpërmjet kimikateve që kanë në përbërjen e tyre, duke përthithur rrezet ultraviolet ose duke i reflektuar ato dhe duke i larguar nga lëkura e trupit tuaj. Kështu që është i nevojshëm përdorimi i kremrave kundër djegieve në ditët kur ju i ekspozoheni diellit.

A është SPF 30 dy herë më i mirë se SPF 15?

Jo plotësisht. SPF ju tregon juve sesa kohë përpara duhet përdorur para se të ekspozoheni në diell, po ashtu varet dhe nga lloji i lëkurës suaj. Për shembull SPF 2 ju lejon të qëndroni në diell dy herë më tepër sesa mund të qëndroni në mungesë të tij pa u djegur. Një SPF 30 herë më i fortë reflekton 97 për qind të rrezeve të dëmshme të diellit, ndërkohë që SPF 15 reflekton 93 për qind të këtyre rrezeve.

Pse rrezikojmë më shumë të digjemi në plazh?

Rrezet e diellit mund të reflektohen nga rëra dhe nga uji, gjithashtu edhe nga dëbora. Po kështu edhe faktorë të tjerë, si: rrezet ultraviolet janë më të forta në stinën e verës, në mesditë, në temperatura të larta, në zonat ekuatoriale. Vetëm në ditët e vranëta 80 për qind e rrezeve të diellit mund të depërtojnë midis reve, errësirës dhe mjegullës.

Skuqja nuk dëmton asnjë, apo jo?

Absolutisht e gabuar. Ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet mund të shkaktoj mutacione në qelizat tuaja dhe të bëhen shkak për shfaqjen e kancerit të lëkurës. Gjithashtu edhe flluskat e shkaktuara nga djegiet. Gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës shtohet rreziku i shfaqjes së kancerit të lëkurës në moshë të rritur, sepse melanoma ka më tepër mundësi të zhvillohet me kalimin e viteve. Efekte të tjera të papëlqyeshme janë rrudhat dhe lëkura bie, njollat kafe dhe kataraktet.

Cila është mënyra më e mirë për të trajtuar djegiet?

Kjo duhet bërë një ditë më parë se ju të shihni dëmtimet e shkaktuara nga skuqja e lëkurës prej rrezeve të dëmshme të diellit. Pra, para se ju t’i ekspozoheni diellit, duhet të tregoni kujdesin e duhur për lëkurën tuaj. Merrni menjëherë aspirinë? Kjo mund të zvogëlojë herët përhapjen e djegieve nga dielli. Trajtoni djegie të shkallës së parë e të dytë në dush të ftohtë, me aloe vera dhe kremra hidrokortizon. Drejtohuni mjekut nëse djegiet shoqërohen me dhimbje koke, ethe dhe temperaturë.

Produktet e shëndetshme për njeriun

Çokollata

Të gjithë e dimë sesa e mirë për shëndetin është çokollata, por kur studimin e vërteton një nga universitet më të njohura në botë, si Harvardi, ja vlen që ne t’i shtojmë njohuritë në lidhje me të mirat që sjellë konsumimi i çokollatës.

Në të përmbahen kimikate të quajtura polifenole, të cilat reduktojnë praninë e radikaleve të lira, që mund të shkatërrojnë qelizat dhe mund të sjellin dëmtime të ADN-së, po ashtu mbron edhe zemrën. Universiteti i Harvardit dhe Shëndeti Publik kreu një studim me rreth 8 000 meshkuj amerikanë të moshës rreth 65 vjeç për një periudhë 4-vjeçare, dhe ata persona që konsumonin çokollata dhe ëmbëlsira të paktën tri herë në muaj, jetonin gati një vit më tepër sesa ata që konsumonin çokollatën një herë në vit.

Leximi i gazetave

Ekspertet pas studimeve të bëra, tashmë janë të bindur se leximi i gazetave dhe revistave, ndihmon në reduktimin e stresit dhe rrezikun \"Karoshi\", një term japonez i përdorur për vdekjen e shkaktuar nga puna e tepërt.

Kjo është shfaqur si një tjetër anë pozitive e gazetave, dhe këtë radhë si një fakt i dobishëm në shëndetin dhe mirëqenien e njeriut. Gazeta “Shekulli” në këtë sezon veror rekomandon dhe këshillon lexuesit e saj të shfletojnë sa më tepër gazetën, në të mirë të shëndetit tuaj.

Vera e kuqe

Nëse do të lexoni gazetat, do të lexoni patjetër rreth dobive që sjell vera e kuqe në organizmin e njeriut kur ajo konsumohet në masën e duhur. Ashtu si çokollata, polifenolet janë kimikatet çelës, siç janë tanina dhe flavonidet te lëkura e rrushit apo farat, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm.

E rëndësishme është që proksianidina, ndihmon në reduktimin e presionit të gjakut dhe uljen e nivelit të kolisterolit. Një tjetër ingredient, resveratrol ngadalëson plakjen e zemrës, muskujve të syve dhe ruan aftësinë e kataraktit, dobi që përftohen nga vera e kuqe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)