Fëmija i parë i 2016-së lind djal
Prishtinë, 1 janar - Në klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës 2016-a solli lindjen e parë të foshnjës në Kosovë që është i gjinisë mashkull .
Jetmira Sopjani, 22-vjeçarje nga Fushë Kosova, është nëna e cila sjelli në jetë fëmijën e parë të këtij viti.
Sopjani, nëna e foshnjës së porsalindur, për emrin e të cilit nuk ka vendosur ende, tha se ndihet mirë me shëndet dhe shumë e lumtur, raporton KosovaPress.