FAO paralajmëron përhapjen e gripit të shpendëve

Gjermania, Holanda dhe Britania e Madhe kanë konfirmuar se gripi i përhapur në fermat e shpendëve është shkaktuar nga virusi H5N8. Qeveria gjermane njofton për zbulimin e të njejtit virus te shpendët e egër .
Sipas FAO-s përhapja e shpejtë e virusit do të ndikojë negativisht në ekonominë dhe tregtinë e këtyre vendeve, ndaj ato duhet të shtojnë vigjilencën dhe masat në drejtim të shtimit të sigurisë biologjike dhe identifikimit sa më herët të virusit.