22 Dhjetor 2024

Familjarët e të pagjeturve përkrahin punëtorët e Mjekësisë Ligjore

Mitrovicë, 29 nëntor - Nje delegacion i Këshillit të grevistëve të punëtorëve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, kanë vizituar OJQ “Zëri i Prindërve”, në Mitrovicë, ku kanë biseduar me kryetarin e shoqatës Bajram Çerkini.

Përfaqësuesit e grevistëve e kanë njoftuar kryetarin e shoqatës së lartëpërmendur, e cila  tubon familjarët e të pagjetureve, se 47 punëtorë të departamentit të lartë përmendur, kanë hyrë në grevë, edhe përkundër vullnetit të tyre, pasi që nuk u janë  rritur pagat, për çka ekziston vendimi i kryeministrit Hashim Thaçi, që prej para disa muajsh.

Arben Emini, shef i sektorit për identifikim, tha se këta punëtorë kanë punuar shumë dhe pa u hamendur asnjëherë që procesi i identifikimit të personave të pagjetur të jetë professional dhe sa më i shpejtë, pa vënë asnjë të vetëm kusht.

“Ne ishim të vetëdijshëm për dhembjen e madhe që kanë familjarët e të pa gjeturve, andaj edhe solidarizoheshim me ta, duke punuar, natën e ditën, në kushte të vështira dhe për një pagë që nuk mund të quhet pagë, vetëm që të ketë rezultate në identifikim dhe që familjarët e të pagjeturve të dinë për fatin e më të dashurve të tyre. Por, sjellja burokrate e disa shërbimeve në Ministrinë e Shërbimeve Publike, e cila nuk  po e respekton vendimin e kryeministrit Hashim Thaçi, për rritjen e pagave tona, që është marrë në mars të këtij viti, na ka detyrua për një hap të këtillë”, ka thënë Emini.

Ai pasi ka kërkuar mirëkuptim nga familjarët e të pagjeturve, ka thënë se ky vendim i punëtorëve të këtij departamenti, ka të vetmin qëllim që pagat të rriten ashtu siç është marrë vendimi nga kryeministri.

Kryetari i OJQ “Zëri i Qytetarëve”, Bajram Çerkini, tha se familjarët e të pagjeturve në Mitrovicë janë të shqetësuar për injorimin dhe diskriminimin që po u bëhet punëtorëve që kanë bërë shumë në identifikimin e të pagjeturve nga lufta e fundit.

“Ne e përkrahim plotësisht vendimin e punëtorëve për grevë, edhe pse ai mund të ndikoj negativisht në procesin e mëtutjeshëm të identifikimit të personave të pagjetur, andaj edhe kërkojmë nga organet kompetente që pagat e tyre të rriten sipas vendimit të kryeministrit, ndonëse edhe me këtë rritje këto paga janë mizore”, ka thënë Çerkini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)