Familja kërkon sqarime për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni
Prishtinë, 19 janar - Familja e të ndjerit Avni Hyseni i ka quajtur të pavërteta dëshmitë e prezantuara përmes një kumtese nga Kolegjiumi i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv të QKUK, lidhur me vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni, i cili ndërroi jetë në orët e mbrëmjes të datës 31.12.2018, teksa po trajtohej në këtë klinikë.
Në reagimin e Adnan Hysenit, vëllait të ndjerit Avni Hyseni, thuhet se “ne si familje kërkojmë që QKUK të jetë më e qartë e veçanerisht kur thonë se mjekëve ju lejohet që t’i heqin aparatet pacientit pa njoftim të familjes së vetë pacientit."
"Pra unë si vëlla i Avnisë kërkoj sqarim se cili ligj, apo cili nen, ose kod ua lejon mjekeve kët veprim”.