Fakulteti i Mjekësisë mban ligjëratë informuese rreth Koronavirusit
Prishtinë, 11 mars - Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit te Prishtinës do të mbajë ligjëratë informuese rreth Koronavirusit COVID -19, përkatësisht mbi mënyrat e mbartjes dhe parandalimit të infeksionit me SARS-CoV-2.
Ligjërata do të mbahet sot në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, Administrata Qendrore e UP-së.
Kjo ligjëratë mbahet nga ass. dr. Xhevat Jakupi, dr.sci, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.