Evropa pritet të miratojë sot vaksinën kundër COVID-19
Bruksel, 21 dhjetor - Bashkimi Evropian pritet që të miratojë sot përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit.
Rregullatori i Bashkimit Evropian për sa i përket ilaçeve do të vendosë këtë të hënën nëse do të autorizojë vaksinën e coronavirusit, Pfizer-BioNTech.
Sipas “Francë 24” Agjencia Evropiane e Barnave me bazë në Amsterdam e afroi datën, pas presionit nga Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së për të përshpejtuar procesin.
Rregullatori tha se kishte punuar gjatë gjithë kohës për të përshpejtuar gjërat, por duhej të sigurohej që vaksina Pfizer-BioNTech ishte e sigurt dhe efektive, në mënyrë që të shmangte çdo dyshim që mund të ndikonte gjatë marrjes.
Kujtojmë se Baskimi Evropian ka rënë dakord që të fillojë shpërndarjen edhe vaksinimet kundër Covid-19, nga 27 dhjetori.