23 Dhjetor 2024

EULEX: Rusët ishin viktima të transplantimit

Prishtinë, 19 janar - Janë të vërteta ato çfarë kanë shkruar mediat e Moskës, që dy rusëve i janë hequr veshkat në kliniken Medikus në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për Radio Dukagjinin, zëdhënësi i Eulexi-t, Nicholas Hawton.

Mund ta konfirmoj se në akuzën për rastin Medicus, dy persona nga Rusia janë evidentuar si viktima në këtë rast. Këtyre dy personave u janë hequr veshkat. Kjo ka qenë pjesë e hetimeve nga prokuroria. Rasti është duke u gjykuar” është shprehur Nicholas Hawton

Hawton po ashtu konfirmon deklaratat e sekretarit të dytë të zyrës ruse në Prishtinë, Sergei Zharki i cili i ka thënë Radio Dukagjinit se janë pikërisht autoritetet e EULEX-it që e kanë njoftuar Moskën në lidhje me transplantimin e organeve të rusëve në Kosovë.

“EULEX-i dhe prokuroria kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Moskë, që të japin ndihmë ligjore rreth këtij rasti, po kjo është e vërtetë”, ka thënë Nicholas Hawton.

Gazeta ruse Komersant ka shkruar se organet hetuese ruse kanë pohuar se në mesin e viktimave të transplantimit ilegal të organeve në klinikën Medicus janë edhe shtetasit rus.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)