26 Dhjetor 2024

EULEX-i nënvlerëson mjekët e “Grupit të Drenicës”

Prishtinë, 1 gusht - Mjeku kosovar që është përkujdesur në spital për Sami Lushtakun, Sylejman Selimin e Gani Gecin, kardiologu Nexhmi Zeqiri thotë se vlerësimi i tij për të burgosurit nuk mund të hidhet poshtë.

Një mjek ndërkombëtar ka bërë një raport mjekësor, në bazë të të cilit, Samiu, Sylejmani dhe Sabiti nuk janë të sëmurë, shkruan Zëri.

Mjekët kosovar që u demantuan nga kolegu i tyre ndërkombëtar, i cili ekzaminoi të burgosurit e grupit të parë të rastit të “Drenicës” deri më tani nuk ka bërë as edhe një reagim publik për demantimin që u është bërë. Të heshtur karshi këtij demantimi kanë mbetur edhe zyrtarët e Odës së Mjekëve të Kosovës, që është konstituuar para disa muajsh.

“Unë jam në pushim. Nuk i di komentet e mjekut ndërkombëtar. Lidhje nuk kam. Nuk di çfarë ka shkruar ai”,a ka thënë mjeku Bedri Zaiti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)