Eulex i dhuron QKUK-së donacion një autoambulancë
Prishtinë, 25 mars - Eulex i ka dhuruar një autoambulancë me vlerë 28,187.50 euro Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, autoambulanca është e pajisur me paisjet mjekësore të nevojshme për bartjen e pacientëve.
Dorëzimin e autoambulancës e ka bërë shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, përderisa autoambulanca është pranuar nga komisioni i formuar nga ana e QKUK-së.
Borchardt, tha se duke pasur parasysh nevojat e QKUK-së, kanë vendosur që këtë donacion të dhurojnë për nevoja të QKUK-së, duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunim të mirë me QKUK, sikurse deri tani.
Në emër të QKUK-së, ka folur Dr. Rinë Limani, koordinatorë për donacione, ajo falënderoi EULEX-in për donacionin e dhënë, duke sqaruar se nevojat e QKUK-së, kanë qenë të mëdha dhe kjo autoambulancë do të lehtësoi bartjen e pacientëve.
Autoambulanca do të shërbejë për bartje të pacientëve në klinika të ndryshme të QKUK-së.