Ethet hemoragjike marin një tjetër jetë njeriu
Prishtinë, 2 gusht - Ditën e sotme është shënuar një tjetër rast vdekjeje nga Ethet hemoragjike në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Sipas të dhënave, personi që ka vdekur nga ethet është nga Komuna e Malishevës.
Bashkë me banorin nga Malisheva numri i personave që kanë vdekur nga infeksioni i rriqnave shkon në 5-së vetëm në këtë komunë, kurse në total numri i tyre është 8. Shifra, të cilat i kanë deklaruar zyrtarët e QKUK-së.