Epidemia e MERS-it pritet të ketë viktima të tjera

Seul, 14 qershor - Një ekip ekspertësh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se epidemia e MERS-it, një infeksion viral i rrugëve të frymëmarrjes në Korenë e Jugut është e përhapur dhe komplekse, dhe se pritet të ketë viktima të tjera.
Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se virusi është përhapur në spitale të ndryshme.
Tradita e vizitave nga miqtë dhe familjarët nëpër spitale mund të ketë kontribuar në përhapjen e epidemisë.
Zyrtarët thonë se virusi i rrugëve të frymëmarrjes MERS nuk është përhapur tek njerëzit që mbajnë maska mbrojtëse.
Ky është një lajm inkurajues për mijëra koreano-jugorë, të cilët po kontrolloheshin si pjesë e një testimi për tu bërë punonjës civilë.
U shqetësova, pasi MERS-i ngjalli një frikë në të gjithë vendin. Pati madje një sugjerim për të shtyrë testimin. Megjithatë, unë erdha pasi kam një vit që përgatitem për këtë testim. Jam i lehtësuar që shikoj zyrtarët të përgatisin një dizinfenktant për të parandaluar virusin, thotë një aplikant.
Që kur u shfaq rasti i parë muajin e kaluar, janë konfirmuar 138 raste me MERS, 14 prej tyre kanë humbur jetën.
Mijëra shkolla vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të epidemisë.