Enea Rama është fëmija i parë i vitit 2012 në Kosovë
Prishtinë, 1 janar - Në natën e ndërrimit të moteve, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës lindi vajza e quajtur Enea e cila është edhe fëmija i parë i vitit 2012.
Nëna që e e ka sjellur në jetë Bukurije Rama, 32 vjeç u vizitua edhe nga Presidentja Jahjaga e cila edhe i uroi asaj për fëmijën e lindur, duke i dëshiruar vajzës jetë të gjatë dhe të lumtur.
Jahjaga gjithashtu përgëzoi mjekët dhe personelin tjetër në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK si dhe në të gjitha klinikat e tjera, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.