29 Prill 2024

Emiratet prezantojnë dizajnin e spitalit kirurgjik-pediatrik

Prishtinë, 9 shtator - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe Zëvendësministri Izet Sadiku pritën sot përfaqësues të Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilët u bisedua për projektin e spitalit të ri kirurgjik-pediatrik, që do të ndërtohet në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, donacion me vlerë prej 22 milionë eurove nga Lartmadhëria e saj, Sheika Fatima Bint Mubarak e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ministri Rrahmani falënderoi edhe një herë EBA për këtë kontributin e drejtpërdrejt në forcimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijë në Kosovë, duke theksuar se një spital i tillë do të ndihmojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë e vendit në realizimin e prioriteteve që lidhen me shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Një rëndësi të veçantë, krahas ndërtimit të spitalit, Ministri tha se duhet t’i kushtohet edhe edukimit të vazhduar për shërbimet shëndetësore të cilat do t’i ofrojë Spitali.

Përfaqësuesi i EBA, dr. Mamad Hazaabi, tha se EBA dhe Sheika Fatima Bint janë të përkushtuara në realizimin e projekti, ndërkohë që bashkë me këshilltari e lartë për Kualitet dhe Monitorim në Autoritetin Shëndetësor të EBA, dr. Dirk Richter, prezantuan një draft preliminar të projektit –dizajnit se si do të duket spitali pediatrik që pritet të ketë afër 10 mijë metra katror sipërfaqe.

Gjithashtu, gjatë takimit janë prezantuar edhe detaje të tjera teknike rreth dizajnit të brendshëm dhe të jashtëm të spitalit i cili parashihet të ndërtohet deri në fundin e vitit 2017, kur parashihen edhe detaje teknike të projektit, i cili pritet të përmbyllet në dhjetor të vitit 2017, kur parashihet të nisin edhe operacionet e para në këtë spital.

Pas takimit me krerët e MSh-së, përfaqësuesit e EBA-së zhvilluan një takim edhe me krerët e SHSKUK-së dhe të disa klinikave shërbimet e të cilave do të përfshihen në spitalin e ri, ku gjithashtu ju prezantua drafti preliminar I projektit dhe dizajnit të spitalit pediatrik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)