29 Dhjetor 2024

Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmojnë shëndetësinë në Kosovë

Prishtinë, 24 qershor - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot përfaqësues të Emirateve të Bashkuara Arabe, të shoqëruar nga zyrtarë nga Presidenca e Kosovës, me të cilët është biseduar për projektin e spitalit të ri kirurgjik-pediatrik që do të ndërtohet në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, donacion ky në vlerë prej 22 milionë  eurove nga Lartmadhëria e saj, Sheika Fatima Bint Mubarak e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ministri Rrahmani ka falënderuar edhe një herë EBA për këtë kontribut të drejtpërdrejt në forcimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijë në Kosovë, duke theksuar se një spital i tillë do të ndihmoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë e vendit në realizimin e prioriteteve që lidhen me shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Ai ka falënderuar gjithashtu Presidenten Jahjaga për angazhimet në arritjen e marrëveshjes për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për shëndetësinë në Kosovë.

Përfaqësuesi i EBA, dr. Mamad Hazaabi, tha se EBA dhe Sheika Fatima Bint janë të përkushtuar në realizimin e projektit.

Në takim, këshilltari i lartë për Kualitet dhe Monitorim në Autoritetin Shëndetësor të EBA, dr. Dirk Richter, ka prezantuar detaje teknike të projektit, i cili pritet të përmbyllet në dhjetor të vitit 2017, kur parashihet të nisin edhe operacionet e para në spitalin që do të ndërtohet.

Gjithashtu, delegacioni nga EBA njoftoi Ministrin se EBA kanë ndarë tash edhe një donacion ne vlerë prej 200 000 eurove për pajisje mjekësore për nevojat e institucioneve shëndetësore të Kosovës.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)