22 Dhjetor 2024

Emergjenca trajton 1070 raste për një javë

Prishtinë, 28 korrik - Është shtuar dukshëm numri i pacientëve që kërkojnë ndihmën mjekësore në kuadër të Qendrës Emergjente, si pasojë e aksidenteve në komunikacion.

Bazuar në statistikat e Qendrës Emergjente, vetëm për një javë, ka pasur 129 raste kur pacientët kanë kërkuar ndihmën e mjekut, si pasojë e aksidenteve.

Po ashtu, është shtuar numri i pacientëve që kërkojnë ndihmën mjekësore.

Në bazë të dhënave nga Qendra Emergjente për një javë janë trajtuar 1.070 pacientë, shifër kjo rekorde e trajtimit të pacientëve në kuadër të Qendrës Emergjente. 

Qendra Emergjente e QKUK-së, për shkak të mbingarkesës së madhe, apelon tek qytetarët e Republikës së Kosovës, që mos ta ngarkojnë pa nevojë Qendrën Emergjente, por në raste jo emergjente të drejtohen në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Spitalet Rajonale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)