24 Dhjetor 2024

Ekzekutivi i Mamushës pajtohet për blerjen e një aparati të Ultrazërit

Mamushë, 16 maj - EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e komunës së Mamushës"  ka marrë pjesë në mbledhjen e kryetarit të komunës, Arif Butuc me drejtorët komunal, ku janë miratuar një varg konkluzionesh.

Për shkak se këto vendime kanë të bëjnë me interesin publik, EC Ma Ndryshe për hir të rritjes së transparencës së ekzekutivit lokal, tani e tutje do t’i publikoj vendimet e marra nga qeveria komunale e Mamushës.

Ekzekutivi i komunës së Mamushës në takimin e fundit ka miratuar propozimin e Drejtorisë për Shëndetësi për blerjen e një aparati të Ultrazërit, që do t’i shërbej pacientëve të komunës në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Po ashtu qeveria lokale ka miratuar konkluzionin në lidhje me pagesën e dy mjekëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, të një mjeku internist dhe një pediatri, që veprimtarinë e ushtrojnë në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Qeveria komunale është pajtuar edhe me propozimin e Drejtorisë për Shërbime Publike për riparimin e ndriçimit publik në qytet sikurse edhe iniciativën e kësaj drejtorie për pastrimin e Parkut.

Në takim, Drejtoria për Ekonomi dhe Financa ka ngritur shqetësimin në lidhje me planifikimin dhe ndarjen  e Grantit  Qeveritar 2014-2016, veçanërisht për Arsim dhe Shëndetësi, me ç’rast është theksuar se ky planifikim nuk përputhet me nevojat reale të komunës së Mamushës.

Ekzekutivi lokal është informuar nga Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, në lidhje me projektet për ndërtimin e fushave sportive, në shkollat e Mamushës, në saje të bashkëpunimit të komunës me IOM-in.

Në këtë takim, drejtori i administratës ka ngritur çështjen e përdorimit të gjuhës turke në regjistrin civil dhe ka kërkuar nga drejtoria e Administratës që të intensifikohet komunikimin me MPB-në për zgjidhjen e këtij problemi, që është shfaqur me futjen në përdorim të softuerit të ri për gjendjen civile.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)