22 Dhjetor 2024

Ekspertët e ECDC-së përfunduan vizitën në Kosovë

Prishtinë, 20 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot sërish delegacionin e lartë të Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (European Centre for Disease Prevention and Control – ECDC), të kryesuar nga Dr. Dominique Monnet, Koordinator i Programit për Rezistencën antimikrobike dhe Infeksionet spitalore në kujdesin shëndetësor.

Ekipi i ekspertëve të ECDC-së e përfundoi vizitën dy ditore të punës në Kosovë, me qëllim të vlerësimit të gjendjes përkitazi me infeksionet brenda spitalore dhe prezencën e baktereve rezistente në antibioterapi.

Delegacioni i ECDC-së e njoftoi Ministrin e Shëndetësisë se ekzistojnë mundësi të bazuara për prezencën e baktereve antibiorezistente, që është rast edhe në institucionet e mirënjohura shëndetësore ndërkombëtare, por të cilat paraqesin rrezik serioz për shëndetin publik.

Delegacioni mirëpriti përkushtimin politik si dhe hapat e ndërmarrë prej Ministrisë së Shëndetësisë në drejtimi të ballafaqimit me këtë çështje dhe ofroi sugjerimet preliminare, të cilat do të dërgohen në mënyrë më të detajuar në raportin e veçantë, pas përfundimit të vizitës.

Në takim u shpreh kënaqësia për fillimin e bashkëpunimit të mbarë ndërmjet MSh-së dhe ECDC si dhe u shpreh gatishmëria e dyanshme për bashkëpunim konstruktiv.

Delegacioni i ECDC-së qëndroi në Kosovë prej datës 18 prill e deri me deri më sot me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë, duke vizituar disa institucione relevante shëndetësore  dhe kishte si mision vlerësimin e situatës sa i përket infeksioneve antibiorezistente në Kosovë, si dhe mundësitë për ballafaqimin sa më adekuat me to.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)