27 Dhjetor 2024

Ekspertë nga bota operuan në QKUK pacientë me ndërlikime shëndetësore

Prishtinë, 21 tetor - Në kuadër të vizitës dhe punës së ekspertëve botërorë nga fusha e kardiokirurgjisë pediatrike dhe kirurgjisë maksilofacile,  në QKUK janë kryer  një numër i madh i ndërhyrjeve të ndërlikuara nga këto dy fusha mjekësore.

Prof. Dr.  Shakeel Qureshi, kardiopediatri më i njohur në botë në lëmin e kardiologjisë pediatrike intervente, i  asistuar edhe nga ekipi i mjekëve vendorë, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme,  ka kryer  një numër të madh të kontrolleve kardiopediatrike tek fëmijët me probleme në zemër .

Po ashtu, Dr. Careen Wan Dorm , kardiokirurge nga Londra, Shef e shërbimit të kardiokirurgjisë në Londër,  bashkë me Dr. Bekim Dulën, shef i Shërbimi të kardiokirurgjisë, stafi i anesteziologëve, specializantët dhe ekipin e stafit të mesëm,  dje kanë operuar 2 fëmijë me probleme në zemër, sot kanë kryer po ashtu 2 operacione, përderisa  intervenime pritet të kryhen edhe nesër në mëngjes.

Prof.dr. Roberto Brusati nga Qendra Klinike dhe Universiteti i Milanos në Itali , i shoqëruar nga stafi vendas, nga dje,  ka kryer 4 operacione të komplikuara tek pacientët me deformime kongjenitale në lëmin e kirurgjisë maksilofaciale.  Deri në fundjavë do të kryhen edhe 5 operacione të tjera të po kësaj natyre. 

Prof. Brusatu vjen në Kosovë për të shtatën herë,  për të ndihmuar pacientët që kanë probleme të rënda kongjenitale në lëmin e kirurgjisë maksilofaciale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)