02 Maj 2024

Ekspertë amerikanë të shëndetësisë nisin një vizitë në Kosovë

Prishtinë, 14 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr. Ferid Agani do të pres sot një delegacion të Kolegjit amerikan Dartmouth që kryesohet nga Zëvendës-presidenti për çështjet Shëndetësore dhe Dekan i Shkollës Geisel në Dartmouth, Wiley \"Chip\" Souba.

Ky delegacion nga Dartmouth ka nisur sot një vizitë disa ditore në Prishtinë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit përfshirë edhe Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Delegacioni arsimor amerikan Kolegji i Dartmouth ka bërë më dije se do ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës në procesin e reformimit të infrastrukturë së shërbimit shëndetësor. Kjo mbështetje përfshin konsulta, këshillime, veprimtari klinike dhe arsimore të ndërlidhura me procesin e reformës që po realizon Qeveria e Kosovës në fushën shëndetësore.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë delegacioni amerikan i Kolegjit Dartmouth do të zhvillojë takime në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa Dekani i Mjekësisë së Dartmouth, profesor i kirurgjisë, Dr. Souba, do të mbajë atje një ligjëratë të martën në ora 9:00. 

Dartmouth është themelues i Fondacionit Kosovar për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës. 

Ndërkohë ata do të vizitojnë të mërkurën edhe Pavionin e Lindjeve dhe Gjinekologjisë në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës. 

Takime të posaçme me përfaqësues të trupit diplomatik dhe donatorë, në mbështetje të sistemit të shëndetësisë në Kosovë, janë parashikuar gjithashtu.

Presidentja e Dartmouth znj. Carol Folt deklaroi në Samitin Ndërkombëtar të Grave mbajtur në vjeshtë të vitit të kaluar në Prishtinë, se “Për Dartmouth, Kosova dhe shanset e saj janë një vlerë e shtuar e punës sonë. Kosova është një cak për ne në kuptimin rajonal, ku ne synojmë të sjellim studentët tanë në mënyrë që të përfshihen në projekte që mund të zbatohen në këtë zonë”.

Kosova, sipas saj “ofron kaq shumë mundësi: ka një popullsi kaq të re, një vend i ri po ndërtohet, po konsolidojnë demokracinë... Studentët tanë mund të mësojnë shumë ndërsa do të jenë në kontakt me nivelet vendim-marrëse, do të jetojnë hapat e krijimit të një mjedisi të ri, të një shteti të ri, të ndërtimit të një kombi...”  u shpreh znj.Folt për median vendase.

Dartmouth është një partner i mirënjohur amerikan në Kosovë. Presidentja Atifete Jahjaga e vizitoi Kolegjin në vitin 2012. Në nëntor të vitit të shkuar edhe Ministri i Shëndetësisë Dr. Ferid Agani vizitoi kampusin universitar në New Hampshire.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)