23 Dhjetor 2024

Egjipti interesohet për bashkëpunim në shëndetësi

Prishtinë, 12 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion të Egjiptit, të kryesuar nga prof. Dr. Safet Hixhazi, Sekretar Gjeneral i Revolucionit të Egjiptit.

Në këtë takim me këtë delegacion egjiptian, të përbërë nga kryetar partish dhe përfaqësues të mediave e shoqërisë civile, Ministri Agani i ka përgëzuar ata për ndryshimet demokratike në shtetin e tyre dhe ka shprehur gatishmërinë për zhvillimin e raporteve të mira dhe vëllazërore midis Kosovës dhe Egjiptit.

Pasi e ka njohur në hollësi delegacionin nga Egjipti për gjendjen në shëndetësinë kosovare dhe për procesin e reformave që ka filluar, Ministri Agani ka theksuar se midis dy vendeve mund të zhvillohet një bashkëpunim i mirëfilltë në këtë fushë, duke këmbyer eksperiencat pozitive të dy vendeve.

Ministri ka elaboruar fushat në të cilat Kosova ka më shumë nevojë për ndihmën e shteteve mike, ndërkohë që në planin politik, është shprehur i bindur se ndryshimet e bërë në Egjipt, do të reflektojnë edhe në drejtim të njohjes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Egjiptit.

Kryesuesi i delegacionit nga Egjipti, Safet Hixhazi ka thënë se delegacioni është jashtëzakonisht i lumtur për pritjen e mirë që i është bërë në Kosovë ku ka parë shumë zhvillime pozitive, për të cilat tha se do të kërkojnë nga Qeverinë e vendit për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.

Delegacioni është interesuar për fusha të veçanta të bashkëpunimit në shëndetësi, ndërsa bashkëpunimi i MSh-së me Unionin e Mjekëve Arab, që kryesohet nga përfaqësuesi i Egjiptit, u pa si mundësi për hapat konkretë të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

Në këtë takim, delegacioni nga Egjipti është interesuar edhe rreth rolit të Partisë së Drejtësisë në skenën politike kosovare dhe çështje të tjera me interes politik.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)