Edi, fëmija i parë i 2013-s në Kosovë
Prishtinë, 1 janar - Familja Zogaj feston edhe më e gëzuar Vitin e Ri 2013, pasi në familjen e tyre pas pesë vajzave nënë Afërdita ka sjell në jetë një djalë të cilin familjarët e kanë emëruar Edi.
Edi Zogaj, ka lindur në orën 00:01 minutë, me peshë 4600 gr.
Si nëna ashtu edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore