Edhe tre raste të tjera me virusin H7N9 në Kinë
Pekin, 10 shkurt - Autoritetet kineze të shëndetësisë njoftuan se tre vetë të tjerë, një prej të cilëve ka vdekur, janë konfirmuar si bartës të virusit të gripit të shpendëve H7N9, në dy provinca të tjera.
Mes të infektuarve ishte një grua 81 vjeçare nga Shenzheni në provincën Guangdong, e cila vdiq të premten.
Një djalë 11-vjeçar nga fshati Huaiji, po në Guangdong, është konfirmuar të ketë virusin, por ai është në gjendje të qëndrueshme.
Një burrë 66 vjeçar nga qarku Susong, i provincën Anhui, është në gjendje kritike, pas infektimit me gripin e shpendëve. Gruaja e tij thuhet se merrej me tregtinë e shpendëve.
Tregjet e shpendëve të gjalla në fshatin Susong dhe zonën urbane Anqing u pezulluan të dielën.
Kina ka raportuar më shumë se 120 raste të infektimit të njerëzve me virusin H7N9 këtë vit, me një bilanc prej mbi 26 të vdekurish.
Provincat Zhejiang dhe Guangdong janë më të prekurat.